//

Bosnjë e Hercegovinë: Të shtëna me armë në një shkollë, disa të lënduar

Disa persona janë lënduar si pasojë e të shtënave me armë zjarri në një shkollë në Bosnjë e Hercegovinë.

I dyshuar raportohet se është një nxënës i mitur.

Rasti ka ndodhur në Llukavac afër Tuzllës.

Kjo u konfirmuar nga kryetari i kësaj komune Edin Deliq.

Deliq tha se nuk ka fëmijë të lënduar.

“Në mesin e tyre nuk ka fëmijë, prandaj kërkoj nga prindërit që mos të panikojnë. Autori është fëmijë i mitur dhe është arrestuar menjëherë. Një ditë e vështirë”, tha ai.

 

DTV

Leave a Reply

Your email address will not be published.