Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në Shtime, E.H, 27 vjeçar pasi dyshohet se afër parkingut të një kafiterie për shkaqe të panjohura e kishte therur me thikë 26 vjeçarin, A.B.
Rasti ka ndodhur në rrugën “De Rada” në Shtime, të mërkurën në ora 23:30.
“Policët e rendit e më pas edhe hetuesit e stacionit i kanë marrë veprimet e nevojshme dhe kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. Nga hetimet e para është mësuar se i dyshuari E.H (M/K) i moshës 27 vjeçar pas një zënke, me një mjet të mprehtë (thikë) i kishte shkaktuar lëndime të rënda trupore personit tjetër A.B (M/K) i moshës 26 vjeçar, të cilin për ndihmë mjekësore e kanë dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtime, e më pas për tretman të mëtutjeshëm mjekësor është dërguar në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë”, thuhet në njoftim.
I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
DTV