Ky tubim është organizuar nga Vienna goes Europe dhe është përkrahur nga këshilltarja lokale e Bashkimit Evropian dhe njëherësh presidentja e Vjenës, Kati Shchneeberger. Ajo u ka bërë thirrje diasporës së Kosovës në Vjenë që të tubohen për t’iu “tërhequr vëmendjen për situatën në Kosovë dhe reagimet e çmendura të SHBA-së dhe BE-së”.
“Të dielën, 18 qershor nga ora 14:00 në Sheshin e të Drejtave të Njeriut në Vjenë mbahet tubimi: Qëndroni me Kosovën – Mbroni Demokracinë dhe Paqen, Ndaloni Autokratët dhe Mbështetësit e tyre. Ejani”, thuhet në postimin e Vienna goes Europe në Twitter.
Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Bashkimit Evropian u bëhet thirrje që të “qëndrojnë me Kosovën”.
“E dashur diasporë, bashkohuni me ne dhe organizoni një tubim në qytetin tuaj të dielën, për të tërhequr vëmendjen për situatën në Kosovë dhe reagimet e çmendura të SHBA-së dhe të BE-së”, ka qenë thirrja e këshilltares lokale të Bashkimit Evropian, njëherësh presidentes së Vjenës, Kati Shchneeberger.