Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban ka mbërritur të premten në Tiranë për një vizitë zyrtare.
Orban është pritur nga kryeministri Edi Rama në ambientet e kryeministrisë.
Kryeministri hungarez do të shoqërohet nga ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, Peter Szillarto dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Marton Nagy, të cilët pritet të zhvillojnë një takim me kryeministrin Edi Rama, ku më pas do të mbajnë një konferencë të përbashkët për mediat.
Pas takimit që Orban do të zhvillojë me Ramën, kryeministri do të ketë dhe një vizitë me kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikollën.
Sipas njoftimit zyrtar të Kryeministrisë pritet që krerët e dy qeverive të nënshkruajnë marrëveshje sot e më pas do kenë një konferencë të përbashkët për shtyp.
AGJENDA
Sot në orën 9.30 ceremonia e pritjes së kryeministrit hungarez Viktor Orbán.
Në orën 10.30, nënshkrimi i marrëveshjes dypalëshe.
Në orën 10.40 – konferenca për shtyp e dy Kryeministrave.