Sot në mengjes është raportuar se një grua ka rënë nga Ura e Fshajt në Gjakovë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj në ka thënë se të gjitha njësitet e nevojshme policore dhe zjarrfikësit menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Po ashtu është thënë se është njoftuar Njësia për Kërkim Shpëtim.
Elezaj ka thënë se në këto momente, edhe përkundër rrjedhës së madhe të ujit në lumë, janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e mundshme për gjetjen e viktimës.
“Rreth orës 10:00 kemi pranuar informatë se një person (femër e moshës madhore) ka rënë nga ura e Fshajt në lumin Drini i Bardhë. Të gjitha njësitet e nevojshme policore dhe zjarrfikësit menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe është njoftuar Njësia për Kërkim Shpëtim. Në këto momente, edhe përkundër rrjedhës së madhe të ujit në lumë, janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e mundshme për gjetjen e viktimës”, ka thënë ai.