Të dielën në fshatin Dremjak një person ka raportuar që në malin e fshatit kishte hasur në dy granata dore.
“Është raportuar se dëshmitari mashkull kosovar në malin e fshatit kishte vërejtur dy mjete shpërthyese – granata dore”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.
“Njësiti policor ka bërë sigurimin e mjeteve shpërthyese, kurse njësitë për deminim të KFOR-it dhe FSK-së i kanë tërhequr mjetet shpërthyese nga vendi i ngjarjes”.
DTV