Këngëtarja shqiptare që jeton në Shtetet e Bashkuara, Ava Max, është qëlluar me shuplakë gjatë një koncerti në Los Anxhelos mbrëmjen e së martës. Incidenti i filmuar nga fansat është publikuar nga mediat lokale në LA, ku shihet një djalë që e godet Avën edhe pse rojet e sigurisë e kishin kapur. Ata e largojnë djalin me shpejtësi, ndërsa këngëtarja vijoi shfaqjen e saj.
Artistja me origjinë nga Saranda u shpreh duke thënë:“Më qlloi aq fort saqë më gërvishti syrin. Nuk ka për të ardhur më kurrë në spektaklet e mia”.
Incidenti ndodhi pak ditë pasi një tjetër këngëtare shqiptare, Bebe Rexha, u sulmua gjatë një koncerti të saj në Nju-Jork, ku u godit me telefon në skenë, teksa po këndonte dhe po bënte simbolin e shqiponjës.