/

Zelensky pranon përparimin e ngadaltë, por thotë se ofensiva s’ është film i Hollivudit

Presidenti ukraianas Volodymyr Zelensky ka pranuar se përparimi në fushën e betejës ka qenë “më i ngadalshëm sesa dëshirohej”, disa javë pas ofensivës ushtarake të Ukrainës për të rimarrë zonat e pushtuara nga Rusia.

“Disa njerëz besojnë se ky është një film i Hollivudit dhe presin rezultate tani. Nuk është ashtu,” i tha ai BBC-së.

“Ajo që është në rrezik janë jetët e njerëzve”.

Ukraina thotë se kundërofensiva e saj ka rimarrë tetë fshatra deri më tani në rajonin jugor të Zaporizhzhia dhe Donetsk në lindje.

Zelensky tha se shtytja ushtarake nuk po shkonte lehtë sepse 200 mijë kilometra katrorë të territorit ukrainas ishin minuar nga forcat ruse, transmeton Klankosova.tv.

“Çfarëdo që disa mund të duan, duke përfshirë përpjekjet për të na bërë presion, me gjithë respektin e duhur, ne do të avancojmë në fushën e betejës në mënyrën që ne e konsiderojmë më të mirën”, shtoi Zelensky.

Ai përforcoi nevojën që Ukrainës t’i jepen garancitë e sigurisë nga NATO, por tha se në fund të fundit qëllimi ishte anëtarësimi në aleancën mbrojtëse.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s e bëri të qartë këtë javë se asnjë plan nuk ishte në tryezë për t’i dhënë një ftesë Ukrainës në samitin e muajit të ardhshëm në Lituani.”[Jens] Stoltenberg e di pozicionin tim,” tha lideri ukrainas “Ne u kemi thënë atyre shumë herë: “Mos e rrëzoni tokën nga poshtë këmbëve tona”.

Udhëheqësi ukrainas krijoi përsëri rastin që Ukraina të merrte F-16 të prodhuar nga SHBA dhe tha se besonte se pilotët luftarakë mund të fillonin stërvitjen që në gusht dhe se avionët e parë mund të mbërrinin pas gjashtë ose shtatë muajsh.

 

 

DTV

Leave a Reply

Your email address will not be published.