Duhet ta dini është se shërimi nga helmimi si pasojë e ushqimit të kontaminuar zgjat 2 deri në 5 ditë, gjithnjë duke pasur parasysh ushqimin që duhet konsumuar gjatë kësaj periudhe.
Më poshtë gjeni listën më të mirë të mundshme të ushqimeve që duhet t’i konsumoni, si dhe ato që nuk duhet në asnjë mënyrë t’i konsumoni gjatë kësaj periudhe.
Bananet – Ky frut i mrekullueshëm është shumë lehtë i tretshëm si pasojë e butësisë së saj. Ato janë gjithashtu të pasura me potas, të cilin trupi e humb së bashku me shumë vlera tjera ushqyese kur keni diarre konstante.
Orizi – Është ushqim shumë i mirë për stomakun tuaj dhe rekomandohet për ata që vuajnë shpesh nga diarrea.
Bukë e thekur – Ushqimi i përkryer për periudhën pas helmimit nga ushqimi është edhe tosti i thatë (buka e thekur), për shkak se stomaku juaj është shumë i ndjeshëm ndërsa ky ushqim është shumë qetësues, dhe si pasojë, nuk e irriton fare organizmin tuaj.
Ujë dhe lëngje të tjera – Është shumë normale që pas helmimit me ushqim, shumë gjëra, përfshi edhe ujin, ju bëjnë që të villni. Nëse ndodh kjo, sigurohuni që të konsumoni lëngje në forma tjera, si për shembull, kuba akulli dhe çaj, si dhe me lëngje tjera me elektrolite, siç është lëngu i mollës apo pijet sportive.
Shmangni produktet e qumështit, alkoolin, kafenë dhe frutat tjera, përveç bananes. Shmangni të gjitha ushqimet me yndyrë dhe ato me erëza.
DTV