Policia e Kosovës kërkon bashkëpunim nga qytetarët për gjetjen e Zek Ademaj, banues në fshatin Zllakuqan të Klinës.
35-vjeçari kërkohet për rastin “Vrasje e rëndë”, e cila ka ndodhur më 25 qershor.
“Prezenca e personit të dyshuar nuk është arritur të sigurohet, edhe përkundër angazhimeve të shumta hetimore dhe operative nga ana e Sektorit Rajonal për Hetime dhe njësiteve tjera policore”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar të paraqitur në fotografinë e bashkangjitur, të lajmërojnë Policinë e Kosovës apo stacionin më të afërt policor.