Gjokë Gurra dhe Eduart Gurra, babë e bir janë ekzekutuar pasditen e kësaj të enjteje në Dukagjin.
Kemi siguruar foton e babë e bir të ekzekutuar në Dukagjin.
Ata janë vrarë me armë zjarri, babë e bir, Gjokë dhe Eduart Gurra, përkatësisht 57 dhe 31 vjeç.
Policia ka dhënë informacion zyrtar në lidhje me vrasjen e dyfishtë që ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Sumë në Shkodër, ku babë e bir kanë mbetur viktima të ngjarjes.
Blutë bëjnë me dije se në rrethana që janë ende të paqarta janë vrarë me armë zjarri shtetasit Gjokë Gurra 57 vjeç dhe djali i tij, Eduart Gurra, 31 vjeç, banues në lagjen “Partizani”, Shkodër.
Shërbimet e Policisë dhe Grupi hetimor janë nisur menjëherë për në vendngjarje.
Me mbërritjen e shërbimeve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes do të japim përsëri njoftim më të detajuar.