Policia demanton lajmin për tentim-hedhjen e fëmijës nga ballkoni

Pasditen e sotme është raportuar në media se një grua në Fushë-Kosovë ka tentuar ta hedhë fëmijën e saj 6-vjeçar nga ballkoni, por që thuhej se një gjë e tillë është parandaluar nga ekipi emergjent.

Në lidhje më këtë rast nga policia kanë thënë se nga trajtimet që janë bërë nuk ka rezultuar të këtë pasur elemente të dhunës.

“Rreth orës 17:30, policia ka dalë në vendin e ngjarjes për të trajtuar informacionet e tilla. Nga trajtimi që policia u ka bërë informacioneve të tilla nuk ka rezultuar të ketë elemente të dhunës apo veprime të asaj natyre”, ka thënë zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Tutje bëhet e ditur se nga trajtimi i detajshëm i ngjarjes është rekomanduar trajtim i nevojshëm për personin e rritur (nënë e cila u raportua se ka probleme mendore).

“Trajtimi i detajshëm bërë rrethanave të ngjarjes,  ka nxjerrë  rekomandimet e specialistëve  mjekësor për trajtimin e nevojshëm mjekësor për personin e rritur. Aktualisht policia me akterët relevant po vijon me veprimet e nevojshme”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.