Ky është 61-vjeçari që humbi jetën në aksidentin e rëndë në Lipjan

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot rreth orës 15:00 në magjistralen Prishtinë – Ferizaj, saktësisht në fshatin Konjuh të Lipjanit, ku si pasojë ka humbur jetën një person.

Viktima e aksidentit është Izjadin Krasniqi 61-vjeçar, i cili po drejtonte veturën e cila u përplas me një veturë e cila ndodhej e parkuar.

Vdekjen e të ndjerit e ka konstatuar mjeku i cili doli në vendin e ngjarjes dhe me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërgaur në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Leave a Reply

Your email address will not be published.