/

Vetaksident në Panorc të Gjakovës, vdes një 22-vjeçar

Një 22-vjeçar ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti në fshatin Panorc të Gjakovës.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

“Rreth orës 12:30 është raportuar aksident trafiku në fshatin Panorc – Gjakovë. Policia ju ka përgjigjur rastit, ku ngasësi i një automjeti dyshohet të ketë humbur kontrollin mbi automjetin dhe është vet-aksidentuar”.

“Për pasojë ngasësi (mashkull i lindur në vitin 2001) ka humbur jetën, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKMF Malishevë”, tha Elezaj, njofton Klankosova.tv.

Tutje, ai tha se rasti është duke u hetuar nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor.

Leave a Reply

Your email address will not be published.