Ndalohet një serb në Kosovë, dyshohet se kontrbandoi mbi 11 mijë kg pemë nga Serbia

Mbi 11 mijë kilogramë pemë të ndryshme dyshohet se ka tentuar t’i kontrabandojë një serb nga Serbia në Kosovë.

Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari nuk ka pasur dokumentacion, derisa ai po ashtu dyshohet për kalim të paautorizuar të kufirit.

Pemët të cilat dyshohet se i ka kontrabanduar janë:

Pjeshkë 4 mijë e 200 kilogramë
Nektarinë 3 mijë e 500 kilogramë
Dardhë 1 mijë e 650 kilogramë
Kumbull 1 mijë e 450 kilogramë dhe
Kajsi 800 kilogramë

Të gjitha këto bashkë bëjnë 11 mijë e 600 kilogramë.

Sipas Policisë “Pas përfundimit të procedurave, me autorizim të prokurorit kompetent, i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt, kurse kamioni është sekuestruar dhe është​ dorëzuar në terminalin doganor në Mitrovicë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.