Kjo është 46-vjeçarja e vrarë nga burri i saj, ishte nënë e tre fëmijëve

Kjo është Luiza Mullalli, 46-vjeçares në Maliq e cila u vra nga bashkëshorti i saj Gjergji Mullalli dhe u hodh në gropën septike.

Luiza ishte nënë e tre fëmijëve, përkatësisht dy vajzave të moshave 24 dhe 23 vjeç dhe një djali 21-vjeçar.

Familjarët thonë se çifti ishte në proces divorci dhe prej muajit Nëntor viktima kishte urdhër mbrojtje nga gjykata e Korçës.

Në kushte të tilla 46-vjeçarja Luiza Mullalli jetonte së bashku me djalin, ndërkohë që bashkëshorti nga dita e marrjes së urdhrit të mbrojtjes jetonte në banesë tjetër.

Ditën e djeshme autori Gjergji Mullalli duke shfrytëzuar faktin se bashkëshortja ka qenë e vetme, ka hyrë në shtëpi dhe e ka vrarë.

Rrethanat, dinamika dhe mjeti që i ka shkaktuar vdekjen 46-vjeçares ende nuk janë zbardhur.

Trupi i 46-vjeçares është çuar në morgun e Korçës ku po i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore.

Leave a Reply

Your email address will not be published.