Një shtetas nga Kosova është plagosur me thikë këtë mbrëmje në zonën e Kunes në Shëngjin.
Gazetari Elidon Ndreka bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:20, ndërsa i plagosuri është nisur drejt spitalit të Traumës në gjendje të rëndë.
Mësohet se personi i plagosur është Selim .B, shqiptar i Kosovës, i cili është përfshirë në një konflikt me një tjetër shqiptar të Kosovës.
Policia ka arrestuar autorin, teksa i riu është dërguar për mjekim të specializuar drejt Tiranës, pasi gjendja e tij është kritike. Ai ka marrë një goditje në zemër pas sherrit.