Dhuna në familje: Gruaja nga Lipjani raporton në Polici keqtrajtimin nga burri për 12 vjet martesë

Mungesa e hetimeve që çojnë në zgjidhjen e rasteve të dhunës, dënimet e ulëta nga Gjykatat, si dhe mosreagimi i duhur nga ana e Policisë, shpesh janë vlerësuar si disa nga faktorët që po ndikojnë në rritjen e numrit të rasteve të dhunës në familje.

Gratë, si viktimat më të shpeshta frikësohen t’i denoncojnë bashkëshortët, çka i shtynë ata që ta përsërisin veprën e njëjtë.

Për një rast të tillë ka rrëfyer në Polici një grua nga Lipjani, e cila e denoncoi bashkëshortin me të cilin është e martuar që 12 vjet.

Në dëshminë e saj të dhënë para hetuesve policorë thuhet se në këto vjet ka përjetuar dhunë fizike e psikike sistematikisht nga burri, por nuk e kishte raportuar asnjëherë në Polici.

Rasti i fundit që ka ndodhur sot e shtyu atë të kërkojë ndihmë, pasi burri u kap me të, pas një mosmarrëveshje që kishte pasur me vëllain e tij.

Përballë kësaj situate, ajo vendosi ta denoncojë atë që kishte ndodhur dhe më pas ka shkuar te familja e saj.

Raportimi i viktimës e bëri Policinë të aktivizohet, me ç’rast i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në Polici, ku është përballur me denoncimin kundër tij.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale “Dhunë familje”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.