Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të mërkurën në një familje në rrugën “Mustafë Kokaj” në Gjilan, ku një grua ka humbur jetën tragjikisht.
Gazeta raportoi mbrëmë se e ndjera ka rënë në bunarin e shtëpisë së një fqinji dhe përkundër që iu dha ndihma e parë pasi u nxor, ajo s’arriti të mbijetojë.
Viktima Safete Fetinci, 55-vjeçare, ishte kryeinfermiere në repartin e Urologjisë, në Spitalin Rajonal të Gjilanit.
Nga spitali kanë njoftuar për vdekjen e saj, teksa lamtumira e fundit iu dha sot pasdite.
Sipas informacioneve të para, viktima dyshohet se kishte vendosur t’i japë fund jetës duke rënë në bunar, gati shtatë orë pasi u largua nga shtëpia e saj.
Pas përfundimit të ekzaminimeve edhe nga ana e Policisë, trupi i pajetë i viktimës është tërhequr për t’u dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, e më pas iu është dorëzuar familjarëve për ceremoninë e varrimit.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Vdekje e dyshimtë”.