Stupca, grushte e shkelma, pamje nga rrahja e mërgimtarit në Istog

Një bashkatdhetar është rrahur brutalisht këtë javë me shkelma e grushte në komunën e Istogut.

Dhuna është ushtruar nga katër vëllezërit Visoqi.

Albert, Arben, Egzon dhe Nderim Visoqi e kishin përcjellur mërgimtarin derisa në një moment ai ishte ndalur me veturë pranë një lokali.

Në pamjet e siguruara shihet se viktima po shoqërohej nga një familjare e tij.

Përderisa i njëjti po hipte në veturë, vëllezrit Visoqi i dalin në pritë dhe e sulmojnë.

Këta të fundit janë arrestuar nga policia e Kosovës.

Gazeta merr vesh se arsyeja e rrahjes dyshohet të ketë lidhje me një hakmarrje mes tyre që para dy viteve.

Leave a Reply

Your email address will not be published.