//

Messi lëndohet në stërvitje

Lionel Messi e ka frikësuar klubin e tij, Inter Miami, për një lëndim të mundshëm.

Messi gjatë një stërvitjeje të hënën pasdite, është ankuar për një lëndim, pasi për një moment është ulur duke ndjerë dhimbje.

Trajneri Tata Martino u deklarua për gjendjen e fituesit të Kupës së Botës.

“Nëse do të ishte diçka serioze, jam i sigurt që krejt do të ishim të shokuar”, u shpreh Martino.

Argjentinsi ka shkëlqyer në kontinentin amerikan, duke shënuar tetë gola në pesë ndeshje.

Kujtojmë, që Inter Miami do të përballet me Philadelphia Union në gjysmëfinale të Kupës së Ligës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.