//

Boksieri Amarildo Bakaj prezanton menagjerin e tij, ai është biznesmeni Sali Ajdini

Boksieri shqiptar Amarildo Bakaj ka prezantuar menagjerin e tij.

Bëhet fjalë për biznesmenin Sali Ajdinin, i cili tashmë paguan trajnerët e boksierit dhe vet Bakajn. Boksieri përmes një postimi në Facebook, ka treguar edhe për meçet e radhës që do ti ketë për titullin e kampionit WBC.

Njoftimi i plotë: Ju prezantoj me Menagjerin tim @saliajdini, doja ta prezantoja për herë të parë në Tiranë, por nuk u bë e mundur ngaqë kundërshtari u tërheq ditën e fundit, mendova që pas ndeshjes dhe ky do largohej ngaqë ndeshja nuk u bë dhe ky humbi mbi 100k investime erdhëm me avion privat ok është avioni i vet, por prapë se prapë ka shpenzime dhe nëse e ke tëndin plus investimet rreth boksit, prisja tu largonte por më tha vetëm një fjalë më puthi në faqe dhe më tha nuk ishte e shkruar për të ndodhur ne e bëm tonën erdhëm nuk u tërheqem, por ne do t’i tregojmë botës kush jemi më dha dorën më tha do të përkrahi deri në fund. Ky burr në gjermani nuk njihet vetëm si një nga bizesmenët më të mëdhenj shqiptarë por dhe si një njeri i mirë dhe bamirës i madh ndaj popullit tonë.

Ky më paguan tranierat për çdo muaj plus dhe mua çdo muaj, e di që shumë nga shqiptarët kanë uruar që unë të kem një menagjer të fortë, sepse vetëm ky më ka munguar menagjimi i fort i them publikisht faleminderit që besove në mua, unë ty do të bëj krenar ❤️🤝 kemi vendosur që ndeshja e radhës të bëhet në Hamburg për atë titull që kisha për t’u ndeshur në Tiranë WBC international, me ndihmën e Zotit do ta fitojmë këtë, pastaj ndeshja e tjetër është planifikuar për në Angli. Zoti ju rujt të gjithëve, faleminderit për përkrahjen!

Leave a Reply

Your email address will not be published.