Ambasadori i Kosovës në Japoni, Sabri Kiçmari e ka pritur në Tokyo kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.
Kiçmari shpërndau një fotografi me Ramën nga ambientet e Ambasadës së Kosovës në kryeqytetin e Japonisë.
“Ishte kënaqësi t’ia bëja një pritje të ngrohtë sot z. Përparim Rama, kryetarit të Komunës së Prishtinës, gjatë vizitës së tij në Tokio”, shkroi Kiçmari në rrjetin social X.