/

Përfshihet nga zjarri një banesë në Vushtrri, dy persona bëhen për spital

Një shtëpi në Vushtrri është përfshirë nga zjarri të mërkurën, ku si pasojë dy persona kanë pranuar tretman mjekësor.

Në raportin e Policisë bëhet e ditur se zjarrfikësit kanë shuar zjarrin ndërsa rasti ka shkuar në procedurë hetimore.

Shkaqet mbeten ende të panjohura.

“Në rrethana ende të pa panjohura në zjarr është përfshirë një banesë e pa banuar e cila ndodhet në katin e shtatë të një ndërtese. Njësitet policore kanë bërë evakuimin e banorëve, ndërsa zjarrfikësit kanë shuar zjarrin. Si pasojë e tymit të zjarrit, dy persona kanë pranuar tretman mjekësor. Rasti ne procedure hetimore”, thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published.