Mjeku ortoped në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Sami Delijaj, ditën e hënë u arrestua nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Marrje ryshfeti’ dhe i njëjti me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë.
Gjatë bastisjes në tri lokacione, janë gjetur dhe sekuestruar qindra euro para të gatshme, disa pajisje mjekësore dhe një telefon.
Burimet kanë bërë me dije se në njërin lokacion kanë marrë pjesë edhe Administrata Tatimore e Kosovës dhe Inspektorati i Shëndetësisë, me ç’rast është marrë vendim që të mbyllet përkohësisht biznesi i Delijajt.
Ortopedi Delijaj është arrestuar nën dyshimet se ka kërkuar para nga familjari i një pacienti, i cili po trajtohej në Klinikën e Ortopedisë në QKUK.
Pas arrestimit të Delijajt, Shërbimi Klinik Universitar i Kosovës ka paralajmëruar ndërmarrjen e masave lidhur me rastin.
“Drejtoria e ShSKUK-së është duke e përcjellë me vëmendje këtë situatë dhe do të ndërmarr të gjitha veprimet ligjore. Shkelësit e ligjit nuk kanë vend në institucionet publike shëndetësore”, njoftoi ShSKUK-ja.
Delijaj në vitin 2018 i ishte bashkuar partisë NISMA Socialdemokrate.
Kjo është bërë e ditur nga një postim në Facebook, i shpërndarë nga partia me 5 tetor 2018, që tregonte se kryetari i Këshillit Kombëtar, Jakup Krasniqi dhe ish-ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, njëherësh kryetar i degës së NISMA Socialdemokrate në Prishtinë, Skender Reçica, kishin pritur në takim ortopedin Sami Delijaj.