//

Ndodh për herë të parë, gjyqtarët shqiptarë do të gjykojnë ndeshje në grupet e Ligës së Kampionëve

Gjyqtarët shqiptarë vazhdojnë të ngjisin shkallët e karrierës në arenën ndërkombëtare dhe së fundmi një lajm i mirë vjen nga UEFA. Për herë të parë në histori, një katërshe arbitrash shqiptarë do të gjykojnë një ndeshje të fazës së grupeve në garën më të rëndësishëm për klube, Ligën e Kampionëve.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se gjyqtarët Enea Jorgji, kryesor, asistentët Denis Rexha e Ridiger Çokaj, si edhe Florian Lata si arbitër i katërt, do të drejtojnë ndeshjen e Grupit G, Young Boys-Leipzig, që do të luhet më 19 shtator në Zvicër.

Ky është një tjetër lajm i shkëlqyer dhe një sukses për gjyqtarët shqiptar dhe Federatën Shqiptare të Futbollit, që marrin një vlerësim të tillë nga UEFA. Kjo vërteton edhe një herë rritjen e arbitrimit shqiptar dhe përfaqësimin në nivele të larta të skenës së futbollit evropian e botëror.

Enea Jorgji është promovuar nga Komiteti i Arbitrave në UEFA në kategorinë e parë, ndërsa me paraqitjet e tij në Evropë, synon që shumë shpejt të arrijë në kategorinë më të lartë të arbitrimit “Elite”, që në fakt është edhe objektivi për të gjithë ata që fillojnë profesionin e arbitrit.

Në të kaluarën gjyqtarët shqiptare kanë drejtuar ndeshje ndërkombëtare të niveleve eliminatore apo edhe miqësore ndërkombëtar të rëndësishme, por jo ndeshje të fazës së grupeve të  Ligës së Kampionëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published.