Tre lojtarë të rinj të Real Madridit janë arrestuar dhe një tjetër është marrë në pyetje nga policia, pasi që dyshohen se kanë shpërndarë një video seksuale që brenda saj shihet një i mitur.
Tre lojtarët janë dërguar në paraburgim nga Garda Civile e Spanjës në Las Palmas, sipas El Confidencial dhe Relevo.
Raportohet se një nga lojtarët e ka bërë regjistrimin dhe e ka ndarë atë mes shokëve të skuadrës në WhatsApp.
Real Madrid tha se kur të kenë informata më të hollësishme për faktet, do të marrin masat, raporton Goal.com, transmeton DTV.
Nuk dihet se për cilët lojtarë bëhet fjalë, ndërsa El Confidencial pretendon se mund të jenë të përfshirë edhe disa të tjerë.
Rasti ishte raportuar më 6 shtator nga nëna e viktimës.
Kurse sipas Relevos, regjistrimi i një videoje të këtillë pa aprovimin e viktimës mund të dënohet me një deri në katër vjet burg.
Ndërsa kur viktima është i/e mitur, dënimi shkon nga dy deri në pesë vjet heqje lirie.