Një bari në Greqi në rajonin e Magnezisë u befasua nga sjellja e deleve të tij, pak momente pasi i nxori për të kullotur.
Në fund është konstatuar se tufa e deleve ishte futur në një serë ku ishte kultivuar kanabisi për qëllime medicinale, dhe që kishin ngrënë afro 100 kilogramë të kësaj bime.
Pronari i serës nuk ka mundur t’ju besoj syve, kur pa se kanabisi i tij ka pësuar dëme të mëdha nga moti i ligë por edhe nga delet që ia kishin ngrënë afro 100 kilogramë.
“Nuk e di nëse duhet të qesh apo qajë. Kemi pasur valë të mëdha të nxehtit dhe kemi humbur gjysmën e bimëve që i mbollëm. Më pas kemi pasur përmbytje që shkatërroi pjesën tjetër dhe tani tufa e deleve që u fut në serë. Sinqerisht nuk e di çfarë të them”, tha pronari i serës që ka licencë për kultivimin e kanabisit.