/

7.2 milionë turist vizituan Shqipërinë në periudhën janar- gusht 2023

Shqipëria po përjeton vitin e saj më të mirë turistik në historinë e pas tranzicionit. Nga veriu në jug, në plazhe, në mal, në qytetet historike, në bare e restorante, kudo, ndeshesh me turistë nga kombe të ndryshme.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se hyrjet e shtetasve të huaj për 8 muajt e parë të këtij viti arritën në gati 7.2 milionë persona (7,190,410), me një rritje prej 26.9% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Vetëm në gusht, që është kulmi i sezonit turistik, në vend hyrë rreth 2 milionë shtetas të huaj, ose 18.3% më shumë sesa gushti i një viti më parë.

Që nga qershori në vend hyn mbi 1 milionë shtetas të huaj, për të arritur në 1.77 milionë në korrik dhe duke e kaluar për herë të parë pragun e 2 milionëve në gusht.

Në Gusht 2023, rajoni me numrin më të lartë të hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri është rajoni i Evropës me 1.951.489 shtetas, pasuar nga Amerika dhe Azia Lindore /Paqësori, përkatësisht me 40.106 dhe 12.335 shtetas.

Në Gusht 2023, krahasuar me Gusht 2022, hyrjet e shtetasve të huaj janë rritur:

– për qëllime personale me 18,2%;
– për qëllime pushime, vizitë tek të afërm, etj. me 22,5%;
– për biznes dhe qëllime profesionale me 34%.

Të dhëna të tjera të Ministrisë së Turizmit bëjnë të ditur se shtetasit nga Kosova vijojnë të zënë pjesën më të madhe të hyrjeve në Shqipëri, me rreth një të tretën. Këtë vit, për herë të parë italianët kaluan të dytët me rreth 10%, të ndjekur nga vendet e tjera të rajonit, Mali i Zi e Maqedonia e Veriut.

Leave a Reply

Your email address will not be published.