/

Hashim Thaçi telefonon familjen e Afrim Bunjakut për ngushëllime

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur sot në telefon me familjarët e policit hero, Afrim Bunjakut.

Telefonatën e ka bërë përmes Sami Lushtakut në kohën kur ai po qëndronte për ngushëllime tek familja Bunjaku.

“Me miq, bashkëpunëtorë e bashkëluftëtarë, vizituam familjen e heroit Afrim Bunjaku, për të shprehur ngushëllimet më të thella për sakrificën e heroit më të ri të Republikës, i cili ra heroikisht në mbrojtje të sovranitetit të shtetit të Kosovës.
Nga Haga, përmes telefonit, familjarët e Afrimit i ngushëlloi edhe Presidenti Hashim Thaçi, i cili është prekur thellësisht nga rënia e tij, duke shprehu mirënjohje për sakrificën e lartë të tij në shërbim të atdheut” shkruan Lushtaku në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published.