//

Nëntë të rinj përdhunuan dy vajza të moshës 10 dhe 12 vjeçe, njëri prej tyre transmetoi gjithçka direkt në rrjetet sociale

Policia italiane ka arrestuar dje nëntë të rinj, për rastin e përdhunimit të dy vajzave të moshës 10 dhe 12-vjeçe në qytetin Caivan në Napoli të Italisië.

Lajmi për përdhunimin e vajzave që janë kushërira, shokoi opinionin në Itali kur lajmi u zbulua nga mediat në gusht.

Përdhunimi ndodhi në korrik, kurse dy vajzat një grup të rinjsh i përdhunuan disa herë.

Deri më tani nuk dihen detajet për këtë, sesi vajzat ishin lidhur me sulmuesit e as detaje për identitetin e sulmuesve.

Njëri nga nëntë të arrestuarit filmoi përdhunimin dhe e transmetoi direkt në rrjetet sociale, bëri të ditur prokurori italian që urdhëroi arrestimin e tyre.

Shtatë adoleshentë, dy të rritur janë arrestuar ose nënshtruar “masave tjera paraparake”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.