Shefi i Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, Petrit Ajeti, dhe krerët e partive opozitare do të takohen sot (e mërkurë) me presidenten Vjosa Osmani.
Tema e këtij takimi është sulmi terrorist që ndodhi të dielën në Banjskë të Zveçanit.
Nga sulmi mbeti i vrarë polici i Kosovës, rreshteri Afrim Bunjaku dhe tre sulmues të armatosur. U arrestuan tetë persona, prej tyre katër u liruan për mungesë provash.