Gjatë verës të gjithë udhëtuan drejt Evropës, dhe tani është vjeshta, koha kur gjethet – dhe numri i vizitorëve fillojnë të bien.
Një raport i fundit nga rrjeti i udhëtimeve luksoze Virtuoso emëroi Parisin, Londrën dhe Firencen si qytetet më të rezervuara për udhëtime në vjeshtë. Por, destinacionet e tjera që shpesh anashkalohen nga amerikanët gjatë muajve të vjeshtës ofrojnë mundësinë për të shpëtuar nga turmat dhe për të përjetuar diçka sezonale dhe të jashtëzakonshme, shkruan CNN.
“Vjeshta është një nga kohët më të mira për të vizituar Evropën për shkak të një gamë të gjerë përvojash dhe aktivitetesh që mund të tërheqin një grup të ndryshëm udhëtarësh.”, thotë Mina Agnos, udhëheqëse e kompanisë së udhëtimeve luksoze Travelive.
Konsideroni gjithashtu vizitat në ishull. Vende si Tenerife, Ibiza dhe Mallorca janë të mbushura nga njerëzit gjatë verë, por jo edhe në vjeshtë.
“Ishujt Kanarie kanë qenë gjithmonë të mrekullueshëm nga mesi i shtatorit deri në mes të dhjetorit, kur ka opsione të mira fluturimi dhe më pak turma, duke krijuar një përvojë udhëtimi më të relaksuar,” thotë Brian Young, drejtor menaxhues EMEA në G Adventures. Konsideroni të pushoni në plazhet e arta të Gran Canaria ose të provoni diçka më aktive si një shëtitje dhe një turne të shijimit të verës në Tenerife për një udhëtim ideal në tetor.
Disa nga vendet më të bukura që mund t’i vizitoni në Evropë gjatë kësaj stine janë: Alentejo, Portugali; Dolomites, Itali; Rumania; Mallorca, Spanjë; Selanik, Greqi; Malta; Madeira, Portugali dhe Baden-Baden, Gjermani.