Partia e Serbëve të Kosovës e drejtuar nga politikani Aleksandar Jabllanoviq ka reaguar pas sulmeve ndaj Policisë së Kosovës në veri.
Komunikata:
Konflikti i armatosur i 24 shtatorit në Banjska ku humbën jetën tre bashkëkombës tanë serbë dhe një polic i Kosovës, është një tragjedi që nuk ka nevojë të përshkruhet me fjalë dhe trishtimi shihet në çdo hap teksa vajtojmë viktimat tona.
Ishte alarmi i fundit për të gjitha palët në procesin e dialogut që synonte pajtimin dhe ne u sollëm në kufirin e një konflikti të hapur serbo-shqiptar në një shkallë më të gjerë. Në vend që të lejojmë që ky moment dhe sakrificat tona të përbashkëta të jenë një paralajmërim i madh për ne që të ndalemi dhe të marrim disa vendime komprometuese dhe relaksuese që nuk po ndodhin tani për tani.
Fakti që Qeveria e Kosovës shpalli me procedurë ekspres se i gjithë Veriu u shpall “zonë e operacionit antiterrorist”, po na çon të gjithëve në drejtim të gabuar!
Në të njëjtin moment, serbët duke bllokuar Jarinjen dhe Bërnjakun bëhen peng të kampit më të madh në Evropë të shekullit të 21-të të quajtur Kosova Veriore.Partia e serbëve të Kosovës nuk pranon etiketimin e serbëve dhe veriut me etiketën e terroristëve. Ky është një veprim i pamatur i Qeverisë së Kosovës që potencialisht do të provokojë presione të shtuara të policisë së Kosovës ndaj qytetarëve, dhe në anën tjetër mund të provokojë zemërimin dhe revoltën e serbëve.
I bëjmë thirrje kryeministrit dhe Qeverisë së Kosovës që në vend të veprimeve të tilla të tepruara të fillojnë një dialog politik me serbët nga veriu i Kosovës dhe të përpiqen të arrijnë një sukses të përbashkët në komunikimin e drejtpërdrejtë, i cili varet vetëm nga ne.
Nëse presim KFOR-in, EULEX-in, UNMIK-un si deri më tani do të humbasim kohë të çmuar dhe nuk do të arrijmë larg, dhe rezultatet do të jenë shkatërruese si për shqiptarët ashtu edhe për serbët që padyshim duan një të ardhme më të mirë dhe të sigurt, duke respektuar interesat jetike dhe palët e tjera. .Partia e Serbëve të Kosovës.