Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, tha se situata është qetësuar pas thirrjes së SHBA-së ndaj Serbisë për tërheqjen e trupave.
Nisur nga kjo ai ka pasur një thirrje për ndërkombëtarët.
“Ushtria serbe ka qarkulluar dy ditë në rrugët tona por më vonë janë tërhequr. Pas qëndrimit zyrtar të SHBA, duket se gjërat po shkojnë drejt normalizimit. Nuk vërehen lëvizjes ushtarake. Nuk kishte asnjë arsye që të përmendet Lugina e Preshevës dhe mundësia e përfshirjes së elementëve kriminale në sulmin në Veri, pasi aksionin e Banjskës e ka realizuar policia e Kosovës. Këtu ekziston mundësia që Vuçiq po përgatitet për ndonjë hakmarrje ndaj qytetarëve të Luginës së Preshevës, prandaj unë bëjë thirrje SHBA, dhe ambasadorëve të QUINT-të që të parandalojnë çdo lloj sulmi nga Vuçiq”, tha Kamberi.
Në sulmet terroriste në fshatin Banjskë të Zveçanit më 24 shtator u vra zyrtari policor Afrim Bunjaku, ndërsa u lënduan tre policë tjerë. Po ashtu u vranë edhe tre sulmues.