/

Kuvendi i Shqipërisë mban një minutë heshtje në nder të policit Afrim Bunjaku

Kuvendi i Shqipërisë ka mbajtur një minutë heshtje për policin e vrarë në veri të Kosovës, Afrim Bunjaku.

Afrim Bunjaku u nderua nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me urdhrin “Hero i Kosovës” i cili u pranua nga dy djemtë e policit të ndjerë.

Bunjaku u vra të dielën e 24 shtatorit në orët e para të mëngjesit, një grup prej 30 serbësh që sulmuan Policinë e Kosovës në veri dhe lanë të vdekur policin Afrim Bunjaku dhe plagosën një tjetër.

Leave a Reply

Your email address will not be published.