Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti në rrugën Prishtinë-Ferizaj.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, një kamion dhe një veturë.
Sot rreth orës 13:15 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë – Ferizaj, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, dy automjete (një kamion dhe një veturë), të cilat kanë qenë në lëvizje”, tha ajo.
“Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar një person e cila nuk ka arritë të përballojnë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë .
Vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor”.
DTV