/

Derisa nderuan terroristët e vrarë në Banjskë – tifozët e Crvena Zvezdës bënë thirrje edhe për vrasjen e shqiptarëve

Në Serbi vazhdojnë të bëjnë provokime, fyerje raciste dhe të nderojnë terroristë, ndërsa institucionet më të larta ndërkombëtare kanë dënuar sulmet në veri të Kosovës.

Tifozët e Crvena Zvezdës bënë thirrje kundër Kosovës dhe shqiptarëve në përgjithësi, ndërsa kanë nderuar tre terroristët e vrarë në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator.

Në ndeshjen ndaj Young Boys në kuadër të grupeve të Ligës së Kampionëve, tifozët nacionalistë serbë ngritën pankarta me emrat e Igor Milenkoviq dhe Bojan Mijailoviq, dy nga tre sulmuesit e vrarë në sulmin e armatosur në veri të Kosovës.

Ata kanë vënë në një madhësi më të madhe foton e Stefan Nedeljkoviqit, i cili po ashtu mbeti i vrarë pranë manastirit të Banjskës.

Në këtë takim pati edhe thirrje “vrite, prite, që shqiptari të mos ekzistojë” si dhe “Kosova është Serbi”.

UEFA ende nuk ka dalë me reagim zyrtar për këto veprime të tifozëve të Crvena Zvezdës, por që pritet të ketë gjoba për klubin serb.

Leave a Reply

Your email address will not be published.