//

Newcastle zgjati kontratën me lojtarin më të shtrenjtë duke i vendosur dhe një klauzolë të lartë

Newcastle United ka njoftuar vazhdimin e kontratës me lojtarin e tyre më të mirë dhe më të shtrenjtë, Bruno Guimaraes, i cili ka nënshkruar deri në vitin 2028.

Mesfushori 25-vjeçar brazilian është i kënaqur me marrëveshjen, e cila mund të ndërpritet vetëm nëse dikush aktivizon klauzolën e lirimit prej 100 milionë funte (115 milionë euro).

Guimaraes erdhi në Newcastle në janar 2022 nga Lyon për 42 milionë euro.

 

“Jam i kënaqur! Tifozët më pranuan që nga dita e parë dhe më treguan se sa shumë më duan. Jam shumë i lumtur këtu”, ka thënë Guimaraes.

Mesfushori ka bërë 14 paraqitje për kombëtaren braziliane që nga momenti që ka mbërritur në Evropë në vitin 2020.

 

Transfermarkt e ka vendosur vlerën e lojtarit në treg rreth 70 milionë euro, aq sa sulmuesi suedez Alexander Isak, që i bën ata lojtarët më të vlefshëm të klubit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.