Nebojsha Radosheviç, në rastin e ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjatë dëshmisë së tij ai fillimisht ka theksuar se është malazez, por ka nënshtetësi serbe.
“Me 18 tetor të vitit 1998, kur ai po udhëtonte me një automjet me një fotograf të Tanjugut, i quajtur Vladimir Dobrojçiq dhe u ndaluan në një pikë kontrolli të UÇK-së janë mbajtur të ndaluar në katër vende për një periudhe kohore 41 ditore përfshirë edhe një vend në Slledarë dhe gjatë kësaj një anëtar të UCK-së i ka vendosur një armë në gojë dhe i ka thënë të identifikohet me logon e UÇK-së”.
Radesoviç dhe Dobrojçiç, janë dënuar sepse u tha se kanë udhëtuar në territorin e UÇK-së pa leje dhe pa një identifikim që ishin anëtarë të shtypit në automjetin e tyre dhe u dënuan me 60 ditë burgim, të njëjtit ishin liruar më 27 nëntor 1998 dhe u thanë që ishte bërë amnisti me rastin e Ditës së Flamurit.
Dëshmia e Radosheviç pritet të zgjasë rreth 9 orë.
Gazetari dhe kameramani i Tanjug-ut, ishin liruar për festen e flamurit kombëtar më 1998.
Ndalimi i tij ishte temë diskutimi edhe në seancat ku dëshmoi hulumtuesi i Human Right Whatch, Fredrick Abrahams.
Një pjesë e intervistimit të Nebojsha Radosheviq.
Avokati: A keni dijeni lidhur me ndonjë gjë tjetër përveç aspekteve politike që e kanë marrë në pyetje zotërin Dobrojçiq?
Radesoviç: Unë i kam treguar se çfarë më kishin pyetur mua dhe më pas çfarë ata e kishin pyetur atë. E po ashtu e kishin pyetur edhe lidhur me fotografitë që kishte marrë duke e pyetur se si ka mundësi që ai ka fotografi të Sllobodan Millosheviç-it, një fotografi të tij me Millosheviç. Por, ai kishte edhe një fotografi të tij me zotëri Ibrahim Rugova”.
Avokati: A keni pyetur ju nëse do të mbahet një gjykim?
Radesoviç: U informuam ditën e pesë apo të gjashtën. Folëm për gjysmë orë për cështje politike, ne kemi bërë një pyetje të ngjashme se kur do të fillonte ky gjyq a do të ishim të pranishëm dhe më thanë se gjyqi do të ishte i drejtë dhe s’do të kishte asnjë lloj shqetësimi dhe kaq di lidhur me gjykimin. Deri në momentin kur u tha se vendimi ishte se ishim dënuar me 60 ditë burg.
Avokati që po interviston Nebojsha Radosheviq.
Avokati: A keni kërkuar ndonjëherë të bisedoni me ndonjë avokat ose rreth mundësive që janë për të biseduar me një avokat?
Radesoviç: Jo s’kemi kërkuar. Neve s’na janë dukur personat kompetente për t’u kërkuar për të caktuar ndonjë avokat pasi na thanë se do të na lironin shpejtë ne menduam që do të na lironin në darkë, pasi që nuk na liruan ne filluam një grevë urie.
Avokati: A e keni diskutuar me njëri me tjetrin se çfarë u kishte ndodhur juve kur ishit mbajtur të ndaluar veçmas gjatë asaj periudhe?
Radesoviç: Po, patjetër.
Avokati: A e pyetet zotëri Dobrojçiq, nëse e kishte marrë në pyetje UÇK?
Radesoviç: Po patjetër që e pyeten sepse kishin shkuar në dhomën e tij dhe fillimisht kishin vizituar atë, pastaj mua.
Avokati: A e pyete se sa herë e kishin marrë në pyetje?
Radesoviç: Ai foli për një rast dëshmia kishte zgjatur 10 minuta. Mua më pyetën për një periudhë gjysmë ore ose 40 minuta kurse atë e kishin marrë në pyetje për një periudhë më të shkurtë.
Ne akuzoheshim për spiunazhe sepse nuk kishim një dokumente që na identifikonte si media.