Ka përfunduar para kohe edicioni për Ismajl Bekën.
Lajmin e hidhur e ka konfirmuar vetë klubi ku luan lojtari shqiptar – Luzern.
“Ismajl Beka pritet të mungojë në pjesën e mbetur të sezonit për shkak të lëndimit të rëndë në gju”, thuhet në njoftimin e klubit zviceran.
“Goditje e rëndë për FC Luzern dhe Ismajl Bekën: Gjatë ekzaminimeve në Hirslanden Klinik St. Anna, Ismajl Beka u diagnostikua me këputje të ligamentit të kryqëzuar të përparmë në gjurin e majtë. Qendërmbrojtësi pësoi lëndim në një duel në ndeshjen kundër FC Lausanne-Sport dhe tani do t’i nënshtrohet një operacioni në ditët në vijim”.
“23-vjeçari kosovar do të mungojë për disa muaj dhe me gjasë nuk do të jetë më në dispozicion të skuadrës së trajnerit Mario Frick këtë sezon”.
“I urojmë Ismajl Bekës shumë forcë dhe shërim pa komplikime”, bëhet e ditur në komunikatën e Luzern.