Në Dhomat e Specializuara në Hagë është duke dëshmuar dëshmitari i 30-të i Prokurorisë në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit.
Për dëshmitarin Gjykata Speciale ka raportuar se është ish-ushtar i UÇK-së.
Me të filluar seanca e së enjtes, avokati mbrojtës i Kadri Veselit, Ben Emmerson ka kërkuar që pyetjet e tij drejtuar dëshmitarit të 30-të të jenë në seancë publike.
Por, prokurori Halling ia rikujtoi se janë në seancë publike “Jemi në seancë publike, dua t’ua bëj me dije”.
“Po, unë dua ta pyes dëshmitarin në seancë të hapur, me përjashtim të ndonjë nevoje të jashtëzakonshme për të kaluar në seancë private”, u përgjigj Emmerson.
Halling tha se ua kanë dërguar një e-mail, ku kanë treguar se dëshmitari i 30-të është nën masa mbrojtëse.