//

Ndalohen pesë të dyshuar me mallra të kontrabanduara në Zveçan

Në fshatin Kozarevë në Zveçan Policia e Kosovës ka ndaluar pesë automjete të ngarkuara me mall të dyshuar për kontrabandim.

Sipas njoftimit të Policisë katër vetura kanë qenë me targa të Serbisë dhe një me targa RKS, që të gjitha me drejtues kosovarë.

Gjatë kontrollit të mjeteve janë hasur sasi e konsiderueshme e mallrave (produkte ushqimore dhe higjienike) të dyshuara si të kontrabanduara nga Serbia në Republikën e Kosovës.

“Lidhur me rastin është konsultuar prokurori kompetent, me urdhër të të cilit iniciohen rastet ‘kalim i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose vijës kufitare’ dhe ‘kontrabandim me mallra’, ku të njëjtat procedohen në procedurë të rregullt, ndërsa mjetet e përfshira në rast dhe mallrat e ngarkuara sekuestrohen dhe dërgohen në terminalin doganor – Mitrovicë për procedura të mëtejme, në koordinim me Doganën e Kosovës për trajtim sipas kompetencave”, njoftoi Policia në një komunikatë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.