Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik.
Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutave në fshatin Gurrakoc të Istogut, ku një veturë është përplasur me një shtyllë elektrike.
Në pamjet e publikuara, shihet se vetura është rrokullisur, teksa në vendngjarje kanë dalë të gjitha njësitë relevante.

Media ka kontaktuar me Policinë e Kosovës për të marrë më shumë detaje, por të njëjtit ende janë në pritje të marrjes së informacioneve zyrtare.
Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja lidhur me rastin.