/

Marrëveshja për njohjen e ndërsjellë të kualifikimeve, këto janë shtetet që nënshkruan

Në kuadër të Samitit të Berlinit që po mbahet në Tiranë, gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria, Kosova, Serbia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Bosnja Hercegovina kanë nënshkruar marrëveshjen për njohjen e ndërsjellë edhe të katër profesioneve, ku përfshihen kirurgët, mamitë dhe veterinarët, të cilat do t’i shtohen profesioneve që tashmë janë rregulluara për mjekët, dentistët dhe arkitektët.

Krahas kësaj ujdie, vendeve të rajonit iu është paraqitur plani i zgjerimit të BE-së nga kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Samiti i liderëve të Procesit të Berlinit është mbajtur për herë të parë jashtë kufijve të Bashkimit Evropian.

Leave a Reply

Your email address will not be published.