Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka reaguar pas paralajmërimit të presidentit francez Emmanuel Macron për pezullim të vizave.
Gërvalla në një postim në “X” ka shkruar “Et viola” që nga gjuha frënge ka kuptimin “Ja pra” ndërsa pranë ka vendosur flamurin francez.
E pas këtij reagimi të Gërvalles, kanë ardhur reagime në drejtim të saj.
Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka shkruar gjithashtu në “X” se për kënd është ky postim i ministres Gërvalla dhe çfarë kuptimi ka?
“Kush është audienca e këtij postimi në Twitter të ministres tonë të Jashtme? Çfarë do të thotë? Votuesit e Kosovës? Bashkimi Evropian? Amerikanët? Audienca e drejtësisë në botë? Thirrni ambasadorin francez, kërkoni që ai të sqarojë. Këto deklarata nuk bëjnë asgjë”, ka shkruar Ahmeti.
Edhe njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare Visar Xhambazi ka reaguar ndaj deklaratës së ministres Gërvalla.
Ai ka ironizuar me reagimin e ministres duke shkruar “Diplomacia në aksion”.
Ironi kanë bërë edhe nga Partia Socialdemokrate të cilën kanë modifikuar reagimin e Gërvalles duke zëvendësuar fjalën “Et viola” me “Eh Valla”.