/

Presidenti kroat: Evropa po tregohet e pasinqertë me Kosovën

Presidenti i Kroacisë Zoran Milanoviq në një konferencë të përbashkët me presidentin e Shqipërisë Bajram Begaj tha se vendet e Bashkimit Europian po tregohen të pasinqertë me Shqipërinë dhe Kosovën. Ai tha se është i vetmi jo shqiptar i cili po kërkon që Kosova të njihet si shtet, pasi sipas tij, Evropa nuk e përmend.

Sipas Milanoviq edhe pse kanë kaluar 11 vite dhe Shqipëria ka ecur përpara, Evropa prapë duket se ka prioritete të tjera.

“Në 20 vite jam dëshmitar i zhvillimit të Shqipërisë në të gjitha aspektet. Fatkeqësisht ky progres nuk është përcjellë me reagimet e duhura institucionale nga ana e Bashkimit Evropian. Dua të them diçka që e kam thënë për herë të parë në vitin 2012, kur kryeministër ishte Sali Berisha, por rrethanat ishin të ngjashme. Në atë kohë Shqipëria kishte 3 vite që ishte anëtare e NATO-s. Në atë kohë Serbia dhe Mali i zi kishin avancuar, por për Shqipërinë nuk ndodhte asgjë. Ky absurd i cili ishte i dukshëm atëherë është i dukshëm edhe tani. Një shtet që është mjaft i organizuar që të jetë anëtare në NATO, në të njëjtën kohë avancimi drejt një aleancë tjetër si Bashkimi Evropian, aty Shqipëria nuk ka mundur as të bëjë hapin e parë, madje as të ngrihet nga shtrati. Kjo është e pasinqertë, nuk është siç duhet. Tashmë pas 11 vitesh, kemi lëvizur pak por jo shumë. Kjo flet shumë për Bashkimin Evropian, për prioritetet tona. Fakt është që jam ndër të vetmit që nuk jam shqiptar, dhe kam bërë në New York thirrjen për të pranuar Kosovën. Kjo është tema për të cilën foli edhe zoti president. Këtë fakt e di e gjithë Europa, por nuk do ta përmendi, kjo nuk është shumë e mirë dhe e sinqertë. Kjo është e padobishme e madje e dëmshme për ne. Kemi 12 vjet që dëgjojmë argumente të njëjta e ndërsa koha kalon, pengesat bëhen më të vështira. Shuma pak gjëra po bëhen”, tha presidenti kroat.

DTV

Leave a Reply

Your email address will not be published.