Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë në “Rrugën e Kombit”, në tunelin e Kalimashit, ku humbën jetën dy persona dhe 3 të tjerë kanë mbetur të lënduar.
Viktimat janë shtetas kosovarë, vëllezërit Sadik Osmani dhe Nesret Osmani.
Lajmin e ka konfirmuar i biri i Sadikut, i cili ka thënë se informacione mbi varrimin e viktimave do të ndahen më vonë.
“Me pikëllim të thellë dhe me lot në sy ju njoftojmë familjarë, miq e dashamirë se: dje si pasoj e një aksidenti të trafikut, në rrugën e Kombit kanë ndrruar jetë më të dashurit tanë, babai im Sadik dhe axha Nesret Osmani”, shkruan ai ndër të tjera.
Në anën tjetër, të lënduarit janë dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore.