/

Filloi së zbatuari kalendari i ri i vaksinimit të rregullt, ndër to edhe tri vaksina të reja në Kosovë

Në Kosovë ka filluar zbatimi i Kalendarit të ri të vaksinimit të rregullt.

Kështu kanë bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social në Facebook nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK).

Sipas njoftimit bëhet e ditur se pjesë e këtij kalendari janë edhe tri vaksina të tjera që po përdoren në Kosovë: vaksina kundër Pneumokokut, vaksina kundër Rotavirusit dhe vaksina kundër Virusit të Papillomës Humane (HPV).

“Vaksina kundër pneumokokut është shumë efektive, mbron nga format e rënda të sëmundjes së pneumokokut, si meningjiti, pneumonia dhe bakteremia.

Forma më e zakonshme e rëndë e sëmundjes së pneumokokut është pneumonia. Pneumonia është një problem shumë i madh shëndetësor tek fëmijët e vegjël. Më rrallë, pneumokoku shkakton meningjitin, i cili mund të jetë fatal ose të shkaktojë me aftësi të kufizuara të përhershme në rreth 15-20%, humbje të dëgjimit, paaftësi në të mësuar dhe paaftësi të tjera fizike.

Gjithashtu, pneumokoku është shkaktar i infeksioneve të shpeshta, por më pak të rënda si otitis media, sinusiti dhe bronkiti”, thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published.