/

Deputeti nga Estonia kërkon nga Kosova e Serbia të punojnë në shtensionimin e situatës në veri

Kryetari i Grupit të Miqësisë Estoni-Kosovë, Parlamenti i Estonisë, Kristo Enn Vaga tha se shteti i tij po e përcjell me vëmendje situatën e sigurisë në Kosovë.

Ai u ka bërë thirrje të dy shteteve që të punojnë për de-eskalimin e situatës. Madje ka garantuar mbështetjen e shtetit të tij në çdo hap për Kosovë. Ai pohoi se do të punojë me vendet anëtare që të gjendet paqe në rajon.

“Sigurisht që ne diskutuam për situatën në Kosovë. Parlamenti i Estonisë me vëmendje e ka përcjell situatën. Kosova po punon, por edhe duhet që të punojë në de-eskalimin e situatës. I bëjmë thirrje Serbisë që të punojë në de-eskalimin e situatës që të gjendet një zgjidhje”.

“Ne po e montojmë situatë dhe do ta ndihmojë Kosovën në çdo hap, unë personalisht do të mundohem të flas me diplomatët dhe të gjithë që ata kanë ndikim që të ketë paqe”.
Fitore Pacolli, kryetare e Grupit të Miqësisë Kosovë-Estoni, në këtë takim është përmendur bashkëpunimi në fushën e dixhitalizimit dhe investimeve.

Deputetja Pacolli, tha se në këtë takim është diskutuar edhe në lidhje me sulmin e 24 shtatorit në veri të Kosovës, ku sipas saj, Kosova e ka mbështetjen e plotë të shtetit të Estonisë.

“Gjatë dy viteve të fundit ka pasur shkëmbime të shpeshta ndaj dy shteteve. Interesi mes dy shtete është shumë i madh që të vazhdojmë bashkëpunimin tutje dhe të bashkëpunojmë në fushat e digjitalizimit”.

“U përmend sulmi terrorist i cili u organizuar me 24 shtator, këtu e kemi mbështetjen e fortë të Estonisë sa i përket luftë tonë për demokraci dhe për paqen në rajon po ashtu sa i përket edhe të drejtësi së Kosovës për të marr pjesë në organizata ndërkombëtare si shtet më të drejta tw plota, për të mos u bllokuar nga Serbia. Gjithashtu dhe mbështetje e pa rezervë të Estonisë për anëtarësim në Këshillin e Evropës sidomos dhe në anëtarësim në BE”, tha ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published.